Rudaki është poeti i parë i famshëm persian i qytetërimit iranian
Sot më dat 4 dej 1401 të kalendarit iranian që përkon me 25 dhjetor 2022, është ditëlindja e Rudakiut, poetit të parë të famshëm persian në fushën e qytetërimit iranian.
Emri i tij ishte Ebu Abdullah Xhafer bin Muhamed bin Hakim bin Abdul Rahman bin Adam i mjohur me epitetin Rudaki, dhe i njohur si mjeshtër i poetëve, lindi më 4 dej të vitit 237 të kalendarit iranian, në një nga fshatrat e rrethit Rudak në provincën e Samarkandit.
Rudaki jetoi në një kohë e cila ishte një nga periudhat më të mira të historisë së Iranit dhe mund të thuhet se ishte epoka më e shkëlqyer e qytetërimit iranian pas shfaqjes së Islamit.
Ky poet vdiq në vitin 319 të kalendarit iranian, në qytetin dhe rrethin e Panxhkent në provincën Soghd të Taxhikistanit.
Rudaki e përdori poezinë si mjet për të shprehur mendimet e tij filozofike dhe urtësitë e tij. Shumëllojshmëria e temave, ndikimi i fjalëve, koherenca, butësia dhe maturia e fjalëve të Rudakiut bënë që poezitë e tij të tërheqin që në fillim vëmendjen e shumë poetëve dhe krijuesve letrar.
Sipas raportuesit të "Libri i Iranit", Rudaki është poeti i parë i famshëm persian i fushës së qytetërimit iranian dhe quhet babai i poezisë persiane dhe është mjeshtër i poetëve të këtij shekulli në periudhën e dinastisë Samanide në shekullin e IV hixhri kameri.
Në poezitë e Rudakiut ndeshemi me besimin në paqëndrueshmërinë dhe pabesinë e botës, me idenë e shfrytëzimit të mundësisë, lumturinë dhe gëzimin. Rudakiu e nxori poezinë persiane nga gjendja e saj primitive dhe e thjeshtë, duke hyrë në tema dhe lloje të ndryshme të poezisë si ode, lirika, poema, rubaijë dhe këngë dhe i zhvilloi ato dhe shkroi afro 100 mijë vargje (njëqind libra) të poezisë.