Admiral Sajari: Rezistenca do të ndalë ambiciet e armiqve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137082
Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Boshti i rezistencës do të ndalë ambiciet e armiqve që kërkojnë realizimin e interesave jolegjitime në rajon".
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2022 15:06 Europe/Tirane
  • Admiral Sajari: Rezistenca do të ndalë ambiciet e armiqve

Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Boshti i rezistencës do të ndalë ambiciet e armiqve që kërkojnë realizimin e interesave jolegjitime në rajon".

Amir Admiral Habibullah Sajari, shefi për koordinim i ushtrisë së Iranit, në një intervistë me Radion e Rezistencës, deklaroi: "Nëse nuk jemi të fortë dhe nuk kemi aftësi për të mbrojtur integritetin territorial dhe burimet e interesat tona, armiqtë do të jenë gjithnjë e më lakmitarë".

Shefi për koordinim i ushtrisë së Iranit shtoi më tej: "Sado të fortë të jemi, sado të përgatitur të jemi, sado të mund të qëndrojmë kundër komploteve të armikut dhe t'i neutralizojmë ato kudo që formohet komploti, kjo do të thotë që ne kemi qëndruar dhe rezistuar përball armikut dhe kemi fituar siguri të qëndrueshme për veten tonë".

Admirali Sajari tha gjithashtu: "Rezistenca brenda dhe në boshtin e rezistencës në përgjithësi do të vendosë siguri të qëndrueshme në rajon dhe si rrjedhojë do të ndalë ambiciet e atyre që kanë ardhur për të kërkuar interesat e tyre jolegjitime në rajon".

Shefi për koordinim i ushtrisë iraniane e vlerësoi rolin e gjeneralit të martirizuar Haxh Kasem Sulejmani shumë efektiv dhe të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së kufijve dhe tha: "Dëshmori i nderuar Kasem Sulejmani ka punuar shumë dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh për të garantuar këtë siguri".