Islami: Nga derivatet e ujit të rëndë prodhohen medikamente
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit Deklaroi: "Prodhimi i barnave nga derivatet e ujit të rëndë është gjithashtu në axhendën e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, të mërkurën, pas mbledhjes së këshillit të Qeverisë së Iranit, para gazetarëve njoftoi për prodhimin e radiomedikamenteve si një nga arritjet e rëndësishme dhe masat kryesore të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, dhe tha: "Një milion pacientë në vit janë duke shfrytëzuar këtë kapacitet për trajtime mjekësore".
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se vetëm kompania iraniane që prodhon radiomedikamente është e sanksionuar në botë, gjë që tregon se jeta e njerëzve nuk ka vlerë për ata që i sanksionojnë vendet e tjera dhe shtoi: "Mesazhi i rëndësishëm i kësaj çështjeje është se jeta e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë për ata që i sanksionojnë vendet e tjera. Ata vazhdimisht janë duke vendosur sanksione të reja dhe nëse nuk do të kishte cikël të energjisë atomike në Iran, prodhimi i radiomedikamenteve nuk do të ishte i mundur".
Eslami njoftoi gjithashtu dëshirën e palëve të kundërta për të rifilluar negociatat për heqjen e sanksioneve shtypëse të Iranit.