Nis manovra ushtarake Zulfiqar 1401 e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137288-nis_manovra_ushtarake_zulfiqar_1401_e_ushtrisë_së_republikës_islamike_të_iranit
Zëdhënësi i manovrës së përbashkët Zulfiqar 1401 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët Zulfiqar 1401 të ushtrisë me kodin e shenjtë Zahra (Sa).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 04:37 Europe/Tirane
  • Nis manovra ushtarake Zulfiqar 1401 e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit

Zëdhënësi i manovrës së përbashkët Zulfiqar 1401 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët Zulfiqar 1401 të ushtrisë me kodin e shenjtë Zahra (Sa).

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), gjeneral brigade "Alireza Sheikh", zëdhënësi i stërvitjes së përbashkët Zulfiqar 1401 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha:  Ky ushtrim ka nisur të enjten me kodin Zahra (paqja qoftë mbi të) në zonat juglindore, bregdetin e Makranit, distancën në lindje të ngushticës së Hormuzit deri në afërsi të portit Gavitar dhe detit Oman deri në 10 gradë në veri të oqeanit Indian. Gjeneral brigade Sheikh shtoi:  Këmbësoria, njësitë e blinduara, e mekanizuara, sistemet e mbrojtjes, mjetet lundruese detare dhe sipërfaqësore dhe nëntokësore që prej disa ditësh kanë qenë të pranishme në zonën e përgjithshme të stërvitjes dhe para pak minutash nisi faza kryesore dhe operacionale e manovrës.    Zëdhënësi i stërvitjes së përbashkët Zulfiqar 1401 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: Stërvitjet e ushtrisë kryhen në përputhje me stërvitjet vjetore dhe kalendarike dhe në forcimin e gatishmërisë luftarake, si dhe zbatimin e disa planeve operacionale dhe inteligjente për të përmirësuar sigurinë e rajonit.