Njësitë e ushtrisë iraniane ushtrojnë mbrojtjen bregdetare në Detin e Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137306-njësitë_e_ushtrisë_iraniane_ushtrojnë_mbrojtjen_bregdetare_në_detin_e_omanit
Forcat detare të Ushtrisë iraniane kanë organizuar një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 19:46 Europe/Tirane
  • Njësitë e ushtrisë iraniane ushtrojnë mbrojtjen bregdetare në Detin e Omanit

Forcat detare të Ushtrisë iraniane kanë organizuar një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian.

Stërvitjet kanë për qëllim testimin e pajisjeve ushtarake të prodhuara në vend dhe rritjen e gatishmërisë së vendit kundër kërcënimeve të mundshme. Ushtria iraniane ushtroi taktikat për zmbrapsjen e anijeve amerikane që përpiqen të shkelin ujërat jugore të Iranit. Ky është një nga skenarët e fazës së parë të një stërvitje masive detare të organizuar nga marina e Ushtrisë iraniane. Me emrin e koduar Zulfiqar-1401, manovra kryhet në një zonë, që shtrihet nga ngushtica e Hormuzit në Gjirin Persik deri në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian. Stërvitjet tre-ditore përfshijnë të katër degët e Ushtrisë iraniane.  Faza e parë e manovrës përfshiu përdorimin e pajisjeve më të fundit të ndërtuara brenda vendit nga Forcat e Armatosura iraniane, duke përfshirë dronët e vëzhgimit dhe zbulimit, si Ababil-3 dhe Mohaxher-7.