Zulfiqar 1401, nëndetëset dhe helikopterët godasin me silurë objektivat e përcaktuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137392-zulfiqar_1401_nëndetëset_dhe_helikopterët_godasin_me_silurë_objektivat_e_përcaktuar
Të dielën, nëndetësja sulmuese iraniane e klasit Kilo, Tarek, lëshoi për herë të parë silurët e prodhimit vendas Mi'ad për të goditur objektivat e përcaktuara detare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2023 19:03 Europe/Tirane
  • Zulfiqar 1401, nëndetëset dhe helikopterët godasin me silurë objektivat e përcaktuar

Të dielën, nëndetësja sulmuese iraniane e klasit Kilo, Tarek, lëshoi për herë të parë silurët e prodhimit vendas Mi'ad për të goditur objektivat e përcaktuara detare.

Gjithashtu gjatë manovrës nëndetëset Kadir shkatërruan caqe të ndryshme detare me silurët inteligjentë dhe me shpejtësi të lartë të prodhimit iranian Valfajr. Helikopterët me shumë misione Sikorsky SH të Ushtrisë iraniane lëshuan gjithashtu silurë ajror në ujë, duke shkatërruar objektivat e përcaktuar. Stërvitjet Zulfiqar 1401 të Ushtrisë së Iranit nisën  të enjten mbrëma dhe përfshijnë njësi të këmbësorisë, njësi të blinduara dhe të mekanizuara, luftanije, nëndetëse, dronë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe bombardues strategjikë. Zëdhënësi i stërvitjeve, gjeneral brigade Alireza Sheikh, tha se stërvitjet synojnë të promovojnë trajnimin dhe gatishmërinë luftarake dhe të zbatojnë disa plane operacionale dhe inteligjente për të përmirësuar sigurinë e rajonit. Ai e përshkroi përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake vendase si një nga pikat e jashtëzakonshme të kësaj manovre.