Presidenti i Republikës së Iranit: Sateliti vendas neutralizon kërcënimet e armiqve
(last modified Thu, 05 Jan 2023 09:59:36 GMT )
Janar 05, 2023 10:59 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës së Iranit: Sateliti vendas neutralizon kërcënimet e armiqve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit arritjen e fundit të shkencëtarëve iranianë të cilët kanë mundur të gjejnë aftësinë shkencore për vendosjen e një sateliti vendas në gjeo-orbitë, e konsideroi faktor për neutralizimin e kërcënimeve dhe sanksioneve mediatike të armiqve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, në mbledhjen e Këshillit të Lartë  të Hapësirës, industrinë hapësinore e quajti një nga industritë që krijojnë energji për vendin dhe duke përfituar nga aftësitë dhe njohuritë e ekspertëve theksoi nevojën për të realizuar plotësisht synimet kombëtare të kësaj industrie. Raisi industrinë hapësinore e vlerësoi si një kapital të madh për vendin, i cili duhet të sigurojë nevojat shkencore dhe kërkimore të aktivistëve të tij, sepse shpenzimet në këtë fushë janë një investim fitimprurës ekonomik dhe tregtar në botë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke vlerësuar përpjekjet e bëra për formulimin e vizionit 10-vjeçar të industrisë hapësinore të vendit, foli për kapacitetet në fushën hapësinore dhe gjithashtu përdorimin e të gjitha mundësive të favorshme për të zgjeruar dhe evoluar industrinë hapësinore të vendit. Kreu i ekzekutivit të Iranit gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për progresin e bërë në industrinë hapësinore dhe arritjet në këtë fushë i konsideroi si dëshmi të dështimit të sanksioneve dhe përpjekjeve për të izoluar Republikën Islamike të Iranit dhe për ta mbajtur vendin pas botës në industritë e avancuara. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani është një nga vendet e pakta që ka arritur teknologjinë e lëshimit të një anije kozmike dhe shtoi:   Me vazhdimin e përpjekjeve dhe me rritjen e aftësisë shkencore për vendosjen e një sateliti vendas në gjeo-orbitë, kërcënimet dhe sanksionet e armiqve në fushën e kanaleve televizive dhe satelitore do të jenë të paefektshme.

Tags