Janar 06, 2023 14:19 Europe/Tirane
  • Rritja e lëvizjes së rezistencës vazhdon edhe pas martirizimit të gjeneral Sulejmani

Zëdhënësi i forcave të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi rritjen e vazhdueshme të lëvizjes së rezistencës pas martirizimit të gjeneral Sulejmani.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Ramzan Sharif, zëdhënësi i IRGC-së, tha se gjatë tre viteve që kanë kaluar nga martirizimi i gjeneral Sulejmani, mund të vërehet rritja e vazhdueshme e lëvizjes së rezistencës dhe rënia e frontit kundërshtar në çdo territor gjeografik të rezistencës.

Gjeneral Sharif shtoi: "Si shembull, fuqia që ka sot qeveria siriane është në fakt pas tejkalimit të të gjitha kërcënimeve të krijuara nga fronti i fuqive që mbështesin ISIS-in dhe në fakt, kjo është një nga arritjet e lëvizjes së rezistencës".

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit në shpjegimin e strategjisë së dëshmorit gjeneral Sulejmani në forcimin e frontit të rezistencës sqaroi se rezultati i vizionit të gjatë e të thellë dhe i përpjekjeve të palodhura të gjeneral Sulejmani në forcimin e frontit të rezistencës, sot, zhvillimet aktuale jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor dhe në territoret e pushtuara të vitit 1948, dëshmojmë motivimin e dyfishtë të brezit të tretë dhe të katërt palestinezë për të luftuar kundër pushtuesit sionist dhe për të çliruar territoret e Palestinës.

Lidhur me vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani me urdhër të Donald Trump, gjenerali Ramazan Sharif deklaroi se amerikanët e konsideronin gjeneral Sulejmanin përgjegjës për të gjitha dështimet e tyre, dhe amerikanët dhe sionistët vlerësuan se menaxhimi i zhvillimeve në terren dhe lidershipi dhe prania domethënëse e gjeneralit nuk do t'i lejonte ata t'i realizojnë planet e tyre.

Zëdhënësi i IRGC-së theksoi hakmarrjen për gjakun e dëshmorit gjeneral Sulejmani dhe tha se hakmarrja do të merret në nivele të ndryshme.

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.

Tags