Franca mbron "lirinë për të përhapur urrejtje"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137672-franca_mbron_lirinë_për_të_përhapur_urrejtje
Kreu i këshillit për informim të qeverisë iraniane ka reaguar ndaj deklaratës së ministret së jashtme francez dhe deklaroi se Franca mbron "lirinë për të përhapur urrejtje".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 06, 2023 14:30 Europe/Tirane
  • Franca mbron

Kreu i këshillit për informim të qeverisë iraniane ka reaguar ndaj deklaratës së ministret së jashtme francez dhe deklaroi se Franca mbron "lirinë për të përhapur urrejtje".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sepehr Khalxhi, kreu i këshillit për iformim të qeverisë së Iranit, të premten në llogarinë e tij në Twitter në reagim ndaj deklaratës së ministres së jashtme franceze, e cila kishte thënë se në Francë ka liri veprimi, ndryshe nga Irani, shkroi: "Zonja Colonna! Ajo që ju mbroni nuk është liria e fjalës, është liria e urrejtjes”.

Khalxhi shtoi se shtetasit francezë që ndodhen në burg në Iran, nuk ishin turistë, ata ishin ndër organizatorët e trazirave dhe janë arrestuar në skenën e trazirave të dhunshme".

Kreu i këshillit për informim të qeverisë iraniane i rekomandoi ministres së jashtme franceze të rishikonte kujtimet e gjyqit të Roger Garudi në gjykatat e Parisit përpara se të mbronte lirinë e shprehjes në Francë.

Revista "Charlie Hebdo", pas aktit të saj absurd për fillimin e një konkursi ndërkombëtar për karikatura, i kushtoi numrin e saj special të 4 janarit me karikatura shumë fyese dhe fjalë e shprehje fyese.

Më herët, kjo revistë franceze publikoi një karikaturë fyese kundër Profetit të nderuar Islamit s.a.v.s., e cila nxiti zemërimin e myslimanëve në mbarë botën. Kjo revistë justifikonte publikimin e karikaturave fyese me pretekstin e “lirisë së shprehjes”.