Inxhinierët iranianë për herë të parë arrijnë të prodhojnë tuba të rrjedhës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137780-inxhinierët_iranianë_për_herë_të_parë_arrijnë_të_prodhojnë_tuba_të_rrjedhës
Inxhinierët iranianë për herë të parë në Iran, arritën të prodhojnë me sukses tubacione rrjedhëse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 08, 2023 14:14 Europe/Tirane
  • Inxhinierët iranianë për herë të parë arrijnë të prodhojnë tuba të rrjedhës

Inxhinierët iranianë për herë të parë në Iran, arritën të prodhojnë me sukses tubacione rrjedhëse.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Kalaki, shefi i inspektimit teknik dhe mbrojtjes i Kompanisë së Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Naftës në Iran, deklaroi se me mbikëqyrjen e kësaj kompanie dhe me bashkëpunimin e kompanisë Esfahan Mobarakeh Steel dhe departamentit të kontrollit të cilësisë së prodhimit të tubave në Ahvaz, prodhimi i bobinave (fletë-mbështjellëse çeliku X52) të përshtatshme për prodhimin e tubave për transferimin e naftës bruto të shërbimit të thartë me metodën e saldimit me rezistencë të frekuencës së lartë, u realizua me sukses për herë të parë në Iran.

Kalaki shtoi, "Këto mbështjellje hekuri pasi janë prodhuar në kompaninë "Mobarakeh Steel" të Esfahanit, transferohen në kompaninë "Ahvaz Pipe Manufacturing" dhe pas kalimit të procedurave të rrepta të kontrollit të cilësisë, ato gjatë procesit të saldimit H.F.W., shndërrohen në tubacione për transferimin e naftës bruto të fushës së përbashkët Azadegan Jugor".

Shefi i inspektimit dhe mbrojtjes teknike të kompanisë "Iran Oil Engineering and Development" deklaroi se procesi HFW realizohet me një energji termike me frekuencë dhe rezistencë të lartë që krijohet përmes përçuesve metalikë në sipërfaqen e tubit ose në afërsi të tij".

Kalaki vuri në dukje se prodhimi i tubave në këtë mënyrë është shumë më i lirë se metodat e tjera dhe do të kursehen rreth 30% të këmbimit valutor për Iranin.

Shefi i inspektimit dhe mbrojtjes teknike të Kompanisë së Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Naftës në Iran theksoi se kjo arritje është realizuar me përkushtimin në zhvillimin e kapacitetit të brendshëm në ekonominë e rezistencës dhe vëmendjes ndaj udhërrëfyesit të liderit suprem të Revolucionit Islamik në vitin e prodhimit, zhvillimit me bazë shkencore dhe krijimit të vendeve të punës.