Hetimet rreth rrëzimit të avionit ukrainas janë zhvilluar sipas ligjeve ndërkombëtare
(last modified Sun, 08 Jan 2023 13:28:33 GMT )
Janar 08, 2023 14:28 Europe/Tirane
  • Hetimet rreth rrëzimit të avionit ukrainas janë zhvilluar sipas ligjeve ndërkombëtare

Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore në Organizatën e Aviacionit Civil të Iranit, theksoi: "Pas rrëzimit të avionit ukrainas, Irani veproi sipas standardeve të Organizatës Botërore të Aviacionit dhe Konventës së Çikagos për të hetuar shkaqet dhe faktorët e këtij aksidenti".

Më 8 janar 2020, një avion Boeing 737 që i përkiste linjave ajrore të Ukrainës u nis nga Aeroporti "Imam Khomeini (ra)" në Teheran në drejtim të Kievit dhe u rrëzua për shkak të hapjes zjarr të paqëllimshëm të mbrojtjes ajrore pranë provincës së Teheranit, dhe si pasojë humbën jetën të gjithë pasagjerët e tij.

Hasan Rezaiefar, drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas, deklaroi: "Autoritetet iraniane gjatë këtij procesi, menjëherë kanë njoftuar të gjitha palët që kishin të drejtë të jepnin qëndrimet e tyre sipas ligjeve dhe kanë ftuar ato të marrin pjesë në këtë proces për hetimin e aksidentit".

Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit shtoi: "Në atë kohë, Ukraina si operator i avionit dhe Kanadaja si shtet përfitues dërguan përfaqësuesit e tyre në Iran dhe procesi i hetimeve filloi sipas standardeve të Shtojcës 13 të Konventës së Çikagos".

“Rezaei Far” tha gjithashtu: "Ne kemi kërkuar nga ICAO që të krijojë një delegacion konsultues dhe mbikëqyrës për të mbikëqyrur të gjitha fazat e procesit të hetimeve rreth aksidentit, që të gjitha fazat e hetimit të aksidentit janë publikuar në detaje në 5 faza dhe ne kemi pranuar opinionet e vendeve që sipas ligjit të ICAO kishin të drejtë të shprehnin opinion teknik".