Raisi: Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137784-raisi_marrëdhëniet_mes_teheranit_dhe_moskës_janë_strategjike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë ceremonisë së marrjes së letrave kredenciale të ambasadorit të ri rus në Teheran, theksoi se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë strategjike dhe të dy vendet kanë baza të mira për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 08, 2023 14:38 Europe/Tirane
  • Raisi: Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë strategjike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë ceremonisë së marrjes së letrave kredenciale të ambasadorit të ri rus në Teheran, theksoi se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë strategjike dhe të dy vendet kanë baza të mira për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Duke iu referuar rritjes së bashkëpunimeve diplomatike mes Teheranit dhe Moskës, presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi theksoi domosdoshmërinë e formimit dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik ekonomik midis Iranit dhe Rusisë.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi në takimin e pranimit të letrave kredenciale të Alexey Dedov, ambasadori i ri i Rusisë në Teheran, i cilësoi marrëdhëniet Teheran-Moskë si strategjike dhe theksoi: "Irani dhe Rusia kanë fusha të mira për bashkëpunim në nivele bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare".

Në këtë takim, Sejed Ebrahim Raisi vuri në dukje rritjen e bashkëpunimeve diplomatike mes të dy vendeve dhe theksoi domosdoshmërinë e formimit dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik ekonomik ndërmjet Iranit dhe Rusisë.

Ambasadori i ri i Rusisë në Iran, Alexey Dedov, gjithashtu në këtë ceremoni deklaroi se rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik është një nga prioritetet e planit të tij të punës dhe tha: "Bashkëpunimi strategjik ekonomik ndërmjet Iranit dhe Rusisë është bërë shkak që vendet perëndimore të zhgënjehen nga politika e sanksioneve".