Janar 08, 2023 15:03 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Revolucioni Islamik i Iranit nuk ndalet

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke vë në dukje sukseset e Iranit dhe llogaritjet e gabuara të armikut, deklaroi: "Revolucioni Islamik i Iranit nuk ndalet".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, të dielën në një takim përkujtimor me rastin e trevjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani të zhvilluar në qytetin Kerman të Iranit, deklaroi: "Sukseset e Revolucionit Islamik janë të qëndrueshme dhe ky revolucion akoma është në fillim të rrugës".

Gjeneral Salami gjithashtu duke vë në dukje përvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, tha: "Martir Sulejmani duhet shikuar nga disa këndvështrime. Ai nga çdo këndvështrim ishte një figurë e ngritur dhe e përkryer. Armiqtë dëshironin të vënë në hegjemoninë e tyre të gjithë rajonit dhe të gjithë territorin gjeografik të botës islame duke pushtuar ushtarakisht këto vende, mirëpo gjenerali martirizuar Sulejmani nuk i lejoi ata të bëjnë një gjë të tillë".

Hjeneral Salami theksoi: "Është e vërtetë që për çdo ditë po hakmerremi nga vrasësit e gjeneral Sulejmani, mirëpo për autorët e këtij krimi barbar, procesi i hakmarrjes akoma ka mbetur i veçantë".

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.

Tags