Kanani: Amerikanët nuk kanë fituar asgjë më tepër se dështimi maksimal
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje presionin maksimal politik dhe ekonomik të Amerikës kundër Iranit, theksoi se presidentët amerikan nuk kanë fituar asgjë më tepër se dështimin maksimal ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me armiqësitë e Amerikës dhe gjithashtu presionit maksimal të qeverisë amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: "Armiqësia e Amerikës me sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe me popullin e Iranit nuk është diçka e re. Përgjegjësia juridike dhe ndërkombëtare si rezultat e veprimeve armiqësore të qeverive të ndryshme të Amerikës kundër Iranit, nuk mund të fshihet nga askush".
Kanani duke vë në dukje urdhëresën e operacioneve të "presionit maksimal" që përfshinë veprimet propagandistike, politike dhe ekonomike të regjimit të Amerikës kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit, ka thënë: "Kjo urdhëresë, gjithnjë dhe me gënjeshtrën e madhe për mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, ka qenë në krye që punës së të të gjithë presidentëve të Amerikës nga Karteri e deri te Biden, mirëpo të gjithë ata nuk kanë fituar asgjë nga kjo, përveçse dështimit maksimal. Prandaj, shtrohet një pyetje shumë serioze se pse amerikanët nuk marrin mësim nga gjithë këto dështime skandaloze që pësojnë për shkak të besimit të tyre në këshilltarët tradhtar sionistë dhe të MEK?!! Këtu është Irani i pavarur dhe i fuqishëm".