Admiral Iranij: Ushtria iraniane po planifikon për praninë në ngushticën e Panamasë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137942-admiral_iranij_ushtria_iraniane_po_planifikon_për_praninë_në_ngushticën_e_panamasë
Komandanti i forcave detare të Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar pranisë së këtyre forcave në ujërat ndërkombëtare, deklaroi: "Ne po planifikojmë të jemi të pranishëm edhe në ngushticën e Panamasë".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 11, 2023 14:46 Europe/Tirane
  • Admiral Iranij: Ushtria iraniane po planifikon për praninë në ngushticën e Panamasë

Komandanti i forcave detare të Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar pranisë së këtyre forcave në ujërat ndërkombëtare, deklaroi: "Ne po planifikojmë të jemi të pranishëm edhe në ngushticën e Panamasë".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Admiral Shahram Iranij, komandanti i forcave detare të Ushtrisë së Iranit, sot (e mërkurë) në margjinat e konferencës së parë kombëtare "Qytetërimin detar - rruga e përparimit", deklaroi: "Sot kemi një mundësi të madhe në fushën detare për përparimin e Iranit, dhe shfrytëzuar në mënyrë të drejtë potencialin detar, ne mund ta shndërrojmë këtë potencial nga një kapacitet ekonomik në një kapacitet qytetërues".

Duke iu referuar pranisë së marinës iraniane në ujërat e botës, Admirali Shahram Iranij shtoi: "Irani deri më sot ka qenë i pranishëm në të gjitha ngushticat strategjike të botës dhe nuk është i pranishëm vetëm në dy ngushtica".

Komandanti i Marinës iraniane deklaroi se marina iraniane këtë vit do të jetë e pranishme në një nga këto dy ngushtica dhe po planifikon të jetë e pranishme edhe në ngushticën e Panamasë.

Admirali Shahram Iranij deklaroi se Irani kishte filluar lundrimin detar shumë më herët se evropianët dhe shtoi se ky qytetërim detar mund të ringjallet sërish.

Komandanti i Marinës iraniane theksoi nevojën për të përdorur potencialet e detit për të realizuar qytetërimin modern islamik iranian dhe tha se nëse sot forcat detare të Iranit po i afrohen brigjeve të kontinentit amerikan, ata po tregojnë shenja të fuqisë të Iranit.

Admirali Shahram Iranij theksoi: "Marina iraniane ka qenë e pranishme për herë të parë në Oqeanin Paqësor, por në këtë rrugë Australia dhe francezët krijuan kërcënime për neve dhe u përpoqën të shkelnin ligjet që kishin miratuar për të kaluar brigjet e tyre, por i jemi përgjigjur atyre me fuqinë tonë dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar".