Në Teheran zhvillohet konferenca e 11-të "Gazës, simbol i rezistencës"
Manifestimi i Ditës së Gazës, simbol i rezistencës, u zhvillua në Teheran me praninë e familjeve të dëshmorëve dhe anëtarëve të Parlamentit Islamik të Iranit.
Për të mbështetur rezistencën e popullatës palestineze të Gazës në luftën 22-ditore të vitit 2008, Parlamenti Islamik i Iranit e ka shpallur 19 janarin si Ditën e Gazës. Me këtë rast dhe sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, ceremonia për manifestimin e Ditës së Gazës, simbolit të rezistencës, u mbajt të martën në Teheran me praninë e familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësuesve të Parlamentit Islamik të Iranit.
Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, gjeneral Ali Fadavi, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni tha: "Ne gjithmonë e kemi trajtuar çështjen e Palestinës në mënyrë praktike dhe e kemi bërë thirrje për mbështetjen e Gazës, edhe dëshmori gjeneral Kasem Sulejmani ka qenë i fokusuar gjithmonë në këtë çështje. Populli palestinez do të jetë vetë burimi i të gjitha ndryshimeve. Regjimi sionist me padyshim do të zhduket dhe koha do të përcaktohet nga myslimanët palestinezë dhe ne duhet të luajmë rolin tonë në këtë drejtim".
Sejed Moxhtaba Abtahi, sekretari i përhershëm i Konferencës Ndërkombëtare për Mbështetjen e Intifadës Palestineze, vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijojnë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme dhe tha: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshironin të pushtonin Libanin dhe të shkatërronin Hezbullahun, por me përpjekjet e dëshmorit gjenerallejtënant Kasem Sulejmani dhe me fitoren në luftën 33 ditore, kjo ëndërr e amerikanëve u shkatërruar. Kupa e Botës në Katar gjithashtu tregoi se popujt e rajonit dhe luftëtarët e lirisë në botë nuk e dëshirojnë ekzistencën e regjimit sionist".