Kanani: Ndihma për sigurinë e rajonit është qasja themelore e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138262-kanani_ndihma_për_sigurinë_e_rajonit_është_qasja_themelore_e_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se ndihma për sigurinë e rajonit është qasja parimore e Iranit dhe tha: "Përpjekjet e Iranit në vitet e fundit parandaluan rënien e qeverive rajonale nga terroristët shumëkombësh".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2023 12:02 Europe/Tirane
  • Kanani: Ndihma për sigurinë e rajonit është qasja themelore e Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se ndihma për sigurinë e rajonit është qasja parimore e Iranit dhe tha: "Përpjekjet e Iranit në vitet e fundit parandaluan rënien e qeverive rajonale nga terroristët shumëkombësh".

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, të martën në takimin atasheun e huaj ushtarakë të akredituar në Iran deklaroi: "Vendi i Iranit për arsye strategjike dhe pasuri të panumërta, që nga kohërat e lashta gjithmonë është përballur me lakmi, politika ambicioze dhe sulme ushtarake e ndonjëherë edhe pushtime nga forcat e huaja. Irani Islamik u sulmua nga një vend fqinj me mbështetje të gjithanshme politike, ushtarake dhe të inteligjencës së huaj në vitin e parë të fitores së Revolucionit Islamik, agresion ushtarak ky i cili zgjati për 8 vjet".

Ky diplomat iranian shtoi: "Sipas dokumenteve të publikuara nga qeveria amerikane, sistemi i Republikës Islamike të Iranit vazhdimisht është përballur me komplote të ndryshme që synonin ndryshimin sistemit shtetëror që në muajt e parë të fitores së Revolucionit Islamik, por Republika Islamike e Iranit u përpoq të të ruajë në mënyrë vendase sigurinë e saj kombëtare dhe qendrore dhe ta forcojë fuqinë e saj mbrojtëse për qëllime parandaluese. Irani Islamik është përpjekur gjithmonë të sigurojë sigurinë e tij dhe të zonës përreth të rajonit duke u mbështetur në kapacitete vendore. Një nga masat më të rëndësishme të Iranit në garantimin e sigurisë së rajonit është lufta kundër terroristëve, trafikimit të drogës dhe kundër ekstremizmit, dhe lufta kundër kontrabandës së mallrave të ndryshme dhe në këtë drejtim, Irani ka shpenzuar shumë burime dhe vazhdon të bëjë të njëjtën gjë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit foli edhe për aktivitetet programit atomik paqësor të Iranit dhe theksoi: "Irani është anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ndërkohë që kishte hyrë në negociata me qeverinë amerikane për aktivitetet e tij atomike paqësore dhe pavarësisht marrëveshjes së arritur dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga kjo marrëveshje, Irani ka respektuar zotimet e veta. Teherani përsëri është i gatshëm të përfundojë bisedimet e Vjenës në bazë të draftit të tij. Republika Islamike e Iranit ka deklaruar gatishmërinë e plotë për një marrëveshje duke respektuar vijat e kuqe dhe është e qartë se kjo gatishmëri nuk është e përhershme dhe nuk do të jetë e hapur përgjithmonë".