Erdogan: Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Ankarasë janë të rëndësishme dhe të privilegjuara
(last modified Wed, 18 Jan 2023 07:14:39 GMT )
Janar 18, 2023 08:14 Europe/Tirane
  • Erdogan: Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Ankarasë janë të rëndësishme dhe të privilegjuara

Presidenti i Turqisë, në takimin e tij me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, i quajti të rëndësishme dhe të privilegjuara marrëdhëniet mes Teheranit dhe Ankarasë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian në krye të një delegacioni politik, të martën ka udhëtuar për në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, për të takuar dhe biseduar me zyrtarë të lartë të Turqisë. Sipas IRNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir Abdullahian, theksoi rëndësinë e rolit të Teheranit në bisedimet e procesit të Astanës dhe tha se sigurisht, Irani mund të kontribuojë në mënyrë efektive në qasjet e reja. Presidenti i Turqisë gjithashtu deklaroi gatishmërinë e tij për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Iranin dhe shpresoi për suksesin e vizitës së ardhshme të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Turqi. Në këtë takim, Amir Abdullahian njoftoi gatishmërinë e Teheranit për arritjen e tavanit të synuar për tregtinë midis Iranit dhe Turqisë. Ministri i Jashtëm i Iranit, duke shprehur kënaqësinë e tij për fillimin e procesit të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Sirisë, shprehu shpresën se ky proces do të çojë në paqe dhe stabilitet midis dy vendeve. Në këtë takim, Erdogan dhe Amir Abdullahian gjithashtu theksuan rëndësinë e mbajtjes së takimit të tetë të Komisionit të Lartë për Marrëdhëniet Iran-Turqi, mbajtjen e takimeve 3+3 për çështjet e Kaukazit, takimin trepalësh Iran-Irak-Turqi, si dhe takimin trepalësh Iran -Turqi-Azerbajxhan.  Në takimin mes Amir Abdullahian dhe Erdogan u diskutua edhe për bashkëpunimin mes Iranit dhe Turqisë në fushën e energjisë, transportit, kulturës, turizmit, tregtisë, shkencës, teknologjisë dhe komunikimit. Duhet theksuar se pas takimit me zyrtarë të lartë turq ministri i Jashtëm iranian të martën në mbrëmje u nis nga Ankaraja për në Teheran.

Tags