Amir Abdullahian zhvillon një bisedë telefonike me Joseph Borrell
(last modified Thu, 19 Jan 2023 06:20:45 GMT )
Janar 19, 2023 07:20 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian zhvillon një bisedë telefonike me Joseph Borrell

Pas nxjerrjes së projekt-rezolutës ndërhyrëse dhe jo-konstruktive të Parlamentit Evropian kundër Republikës Islamike, ministri i Jashtëm i Iranit dhe Përfaqësuesi i Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian zhvilluan një bisedë telefonike dhe shkëmbyen mendime për këtë çështje.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me Joseph Borrell, kreun e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, kritikoi ashpër qasjen emocionale të Parlamentit Evropian të cilën e konsideroi të papërshtatshme dhe të pasaktë. Amir Abdullahian shtoi:  Fatkeqësisht, nxjerrja e një projektrezolute emocionale, të mprehtë dhe joprofesionale nga Parlamenti Evropian kundër Iranit, është në kundërshtim me racionalitetin dhe civilizimin politik. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se veprimi i Parlamentit Evropian duke akuzuar Gardën Revolucionare Islamike si terroriste, është një lloj vetë-ndëshkimi i Evropës, tha: Republika Islamike e Iranit ka shpallur vazhdimisht se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike është një institucion zyrtar dhe sovran që ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe jetik në garantimin e sigurisë kombëtare të Iranit dhe të sigurisë së rajonit, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit. Duke iu referuar reagimit ligjor dhe të fortë të Këshillit Islamik të Iranit, Amir Abdullahian paralajmëroi Parlamentin Evropian që të mendojë mirë për pasojat negative të sjelljes së tyre emocionale dhe të fokusohet në rrugën e diplomacisë, ndërveprimit konstruktiv dhe racionalitetit. Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit shtoi: Në botën e diplomacisë është e nevojshme të respektohet reciprociteti dhe të rritet besimi reciprok, në vend që të ndiqet gjuha e kërcënimeve dhe veprimeve jomiqësore. Joseph Borrell nga ana e tij tha:  Megjithëse Parlamenti Evropian është një institucion krejtësisht i pavarur, rezolutat e nxjerra nga ky institucion nuk kanë kapacitet ekzekutiv dhe vetëm pasqyrojnë shqetësimet e Evropës. Duke shprehur kënaqësinë e tij për diplomacinë e vazhdueshme në lidhje me marrëveshjen bërthamore, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha: Ne do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Republikën Islamike të Iranit.r.

Tags