Janar 19, 2023 14:52 Europe/Tirane
  • Irani propozon krijimin e korridorit të transportit Iran-Euroazi

Sekretari i diplomacisë ekonomike të Iranit bëri thirrje për krijimin e korridorit të transportit Iran-Unioni Euroazi dhe rrugëve hekurudhore, rrugore dhe detare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahdi Safari, sekretari i diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën në Teheran, gjatë një takimi me Andrei Slepnev, ministër i tregtisë së Unionit Ekonomik Euroaziatik, bisedoi mbi perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik

Safari duke iu referuar rrugëve detare Astarkhan-Anzali/Amirabad, Vaktao-Anzali/Amirabad dhe rrugëve hekurudhore dhe rrugore të Kirgistanit-Kazakistanit-Sarakhs/Inchebron, Rusi-Kazakistan-Sarakhs/Inchebron, Rusi-Astara-Rasht dhe rrugën Armeni-Iran, theksoi krijimin e korridorit të transportit Iran-Unioni Ekonomik Eurasia dhe rrugëve hekurudhore, rrugore dhe detare.

Safari përmendi edhe fusha të tjera të bashkëpunimit, duke përfshirë sigurinë ushqimore, sigurinë energjetike, bashkëpunimin monetar, bankar dhe turistikë, dhe deklaroi gatishmërinë e Iranit për të forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin me Unionin Euroaziatik në këto fusha.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit e konsideroi krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis Iranit dhe 5 vendeve anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik si një pikë kthese në zhvillimin e marrëdhënieve dhe u shpreh optimist se tregtia e lirë të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur pas negociatave dhe miratimit të parlamenteve të 6 vendeve.

Ministri i tregtisë i Unionit Euroaziatik në këtë takim prezantoi edhe një raport për negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Unionit Ekonomik të Auroazisë dhe Iranit dhe u shpreh optimist se bashkëpunimi me Republikën Islamike të Iranit do të përmirësohet.

Unioni Ekonomik Euroaziatik përfshin 5 vende Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Armeninë dhe formon një zonë të tregtisë së lirë dhe bashkim doganor.

Marrëdhëniet e Iranit me këtë union kanë hyrë në një fazë të re me zbatimin e marrëveshjes së përkohshme tregtare preferenciale në nëntor të vitit 2020.

Tags