Irani dënoi ashpër përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi dhe theksoi: "Qeveria e Suedisë duhet të parandalojë përsëritjen e sjelljeve të tilla anti-islame dhe të mos i lërë autorët të mbeten pa u ndëshkuar".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën mbrëma dënoi përdhosjen e vazhdueshme të Kur'anit të shenjtë në vendet evropiane, që ndodhi këtë herë në Suedi dhe theksoi: “Për fat të keq, disa vendet evropiane, si në të kaluarën, me pretekstin e rremë të mbështetjes së lirisë së fjalës, u lënë duart të lira elementëve ekstremistë dhe islamofobistë në rrugën e përhapjes së urrejtjes kundër simboleve të shenjta fetare dhe vlerave islame dhe pavarësisht parullave të bukura që japin për të drejtat e njeriut, ata institucionalizojnë urrejtjen ndaj Islamit dhe islamofobinë në shoqëritë e tyre".
Kanani e quajti përdhosjen e përsëritur të librit të shenjtë të një miliardë e gjysmë besimtarëve myslimanë si shembull të qartë të përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës ndaj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe theksoi: "Veprime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me lirinë e fjalës dhe mendimit".
Një numër grupesh ekstremiste i vunë zjarrin Kur'anit të shenjtë para ambasadës së Turqisë në Stokholm në një akt të dhunshëm, i cili solli një reagim të ashpër nga qeveria turke.