Jebeli: Press TV dhe Al-Alam vazhdojnë të operojnë me satelitë joevropianë
Kreu i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Kanalet "Press TV" dhe "Al-Alam" do të vazhdojnë veprimtarin e tyre mediatike me satelitë joevropianë".
Më 14 nëntor 2022, Bashkimi Evropian me pretekstin e mbështetjes së demokracisë, sanksionoi kanalin televiziv iranian në gjuhën angleze "Press TV" dhe aktivitetet transmetuese në lidhje me Republikën Islamike të Iranit, së bashku me individë dhe organizata iraniane.
Disa javë pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Iranit, kompania satelitore franceze Eutelsat ndërpreu transmetimet e kanalit informative iranian në gjuhën angleze Press TV.
Pejman Jabali, kreu i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën, në margjinat e takimit të delegacionit qeveritar, në një intervistë me gazetarët, duke iu referuar sanksioneve perëndimore ndaj kanaleve ndërkombëtare të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit në satelitët evropianë, theksoi: "Pas ndalimit të transmetimeve të programeve të kanaleve informative ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit në satelitët evropianë, u bë një përpjekje për të vendosur komunikime me satelitë joevropianë".
Jabali sqaroi: "Disa nga kanalet kryesore si "Al-Alam" dhe "Press TV" dhe kanale të tjera të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit mbulohen nga satelitët joevropianë dhe aktivitetet e këtyre kanaleve vazhdojnë transmetimin".