Irani arreston anëtarë të dhjetëra ekipeve terroriste të lidhura me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138670-irani_arreston_anëtarë_të_dhjetëra_ekipeve_terroriste_të_lidhura_me_izraelin
Ministri iranian i Inteligjencës deklaroi se forcat e sigurisë kanë arritur të arrestojnë anëtarë të dhjetëra ekipeve terroriste të lidhura me Izraelin dhe në mënyrë efektive kanë neutralizuar komplotet e tyre të liga për të destabilizuar vendin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2023 16:23 Europe/Tirane
  • Irani arreston anëtarë të dhjetëra ekipeve terroriste të lidhura me Izraelin

Ministri iranian i Inteligjencës deklaroi se forcat e sigurisë kanë arritur të arrestojnë anëtarë të dhjetëra ekipeve terroriste të lidhura me Izraelin dhe në mënyrë efektive kanë neutralizuar komplotet e tyre të liga për të destabilizuar vendin.

Esmail Khatib i bëri këto komente të martën mbrëma në një takim me zyrtarë të inteligjencës të provincës Zanxhan në Iranin veriperëndimor.“Më shumë se 12 ekipe terroriste janë arrestuar nga forcat e inteligjencës në një hark kohor të shkurtër,” informoi ai. "Këto ekipe terroriste po kërkonin të hakmerreshin për dështimin e tyre në përkrahjen e rebelimit përmes kryerjes së operacioneve të ndryshme," tha ai, duke vënë në dukje se "vigjilenca" e organeve të inteligjencës "i prishi të gjitha komplotet e tilla". Ministri i inteligjencës tha se rrënjët e ekipeve terroriste, të cilët kërkuan të kryenin akte sabotazhi në Iran, mund të gjenden në regjimin sionist. Deklaratat e tij vijnë pasi organet e inteligjencës së Iranit kanë gjetur gjurmë të agjencive amerikane dhe agjencive të tjera perëndimore të spiunazhit në trazirat e fundit të dhunshme në vend, të cilat morën jetën e dhjetëra njerëzve dhe forcave të sigurisë.