Raisi: Përdhosja e Kur'anit të shenjtë, ofendim ndaj të gjitha feve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përdhosja e librit të shenjtë Kur'anit, është ofendim dhe fyerja ndaj të gjitha feve hyjnore.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi të enjten në kongresin e 29-të kombëtar të Namazit, duke dënuar ofendimin dhe përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Evropë e cila pretendon gjithnjë për mbrojtën e lirive, theksoi: "Ata të cilët kanë përdhosur Kur'anin e shenjtë dhe kanë fyer personalitetin e krijesës më të mirë të Zotit, do të thotë Hazretit Muhamed s.a.v.s., duhet ta dinë se kanë fyer të gjitha fetë hyjnore dhe të gjithë njerëzimin".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se ky veprim i shëmtuar dhe djallëzor dhe veprime të ngjashme të cilat bëhen me pretekstin e lirisë së shprehjes, në realitet konsiderohen ofendime më të këqija ndaj të gjithë njerëzimit; deklaroi: "Në të gjithë botën askush nuk mund ta pranojë një veprim të tillë, për arsye se një veprim i tillë është kundër lirisë së shprehjes në shoqëritë njerëzore dhe përdhosja e Kur'anit të shenjtë dhe e feve hyjnore, është një veprim i shëmtuar dhe i papranueshëm. Shtetet evropiane duke marrë parasysh krimet që kanë bërë kundër njerëzimit dhe kundër myslimanëve dhe aktualisht paraqiten si pretendues të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duhet të japin përgjigje para opinionit publik dhe myslimanëve për veprime të tilla".