I dërguari iranian: Regjimi sionist, kërcënim serioz kundër sigurisë botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138742-i_dërguari_iranian_regjimi_sionist_kërcënim_serioz_kundër_sigurisë_botërore
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë e OKB-së me bazë në Gjenevë, gjatë fjalimit në Konferencën e Çarmatimit, paralajmëroi se programi atomik i regjimit sionist është një kërcënim serioz kundër paqes dhe sigurisë botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2023 05:16 Europe/Tirane
  • I dërguari iranian: Regjimi sionist, kërcënim serioz kundër sigurisë botërore

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë e OKB-së me bazë në Gjenevë, gjatë fjalimit në Konferencën e Çarmatimit, paralajmëroi se programi atomik i regjimit sionist është një kërcënim serioz kundër paqes dhe sigurisë botërore.

Ali Bahraini në fjalimin e tij të enjten në këtë konferencë duke elaboruar atmosferën mbizotëruese në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë, njoftoi se varësia gjithnjë e më e madhe e fuqive botërore nga armët bërthamore dhe mundësia e shtuar e përdorimit të armëve të tilla të shkatërrimit në masë është tani prioriteti kryesor i komunitetit ndërkombëtar dhe shtetet tani duhet t'i japin përparësi çarmatimit të armëve bërthamore. I dërguari iranian përsëriti më tej se për sa kohë që ekzistojnë armë të tilla, ekziston edhe kërcënimi i përdorimit të tyre kundër njerëzimit dhe është e nevojshme që Konferenca e Çarmatimit të fokusohet në materializimin e këtij shqetësimi madhor global. Në konferencën e kryesuar nga ambasadori egjiptian dhe ku mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Çarmatimit, Bahreini theksoi se ngërçi i disa dekadave në negociatat për çarmatimin bërthamor është për shkak të mungesës së vullnetit politik të nevojshëm nga vendet që posedojnë ato armë dhe nga përpjekjet e tyre për të ruajtur arsenalin e tyre bërthamor, por komuniteti ndërkombëtar duhet ta thyejë këtë ngërç. Ambasadori i Iranit në selinë e OKB-së me bazë në Gjenevë tha se ideja e krijimit të Lindjes së Mesme pa armë bërthamore u propozua nga Irani në vitin 1974 në OKB, por regjimi sionist ishte e vetmja pengesë në rrugën e krijimit të Lindjes së Mesme pa armë bërthamore dhe me programin e tij bërthamor që është krejtësisht jashtë mbikëqyrjes së komunitetit ndërkombëtar dhe ANEA, dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij perëndimorë, ky regjim përbën një kërcënim serioz kundër paqes dhe sigurisë globale. Bahreini në fund shprehu keqardhje të thellë për akuzat për përfshirje të Iranit në luftën në Ukrainë, të cilat sipas tij janë për shkak të objektivave politike dhe akuzave të pabaza nga Perëndimi. “Qëndrimi i Iranit ndaj krizës në Ukrainë ishte i qartë që në fillim dhe është përsëritur disa herë në nivele të ndryshme”, shtoi ai.