Dhjetëra mijëra anembanë Iranit protestojnë kundër përdhosjes së Kuranit në Evropë
(last modified Fri, 27 Jan 2023 18:52:58 GMT )
Janar 27, 2023 19:52 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra anembanë Iranit protestojnë kundër përdhosjes së Kuranit në Evropë

Dhjetëra mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në kryeqytetin Teheran dhe qytete të tjera për të protestuar kundër përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Evropë.

Pas lutjeve të së premtes, besimtarët në të gjithë Iranin, u mblodhën dhe marshuan në mitingje dhe brohoritën slogane, duke dënuar fyerjen ndaj librit hyjnor të myslimanëve. Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj fyerjes që qeveritë evropiane e justifikojnë nën petkun e lirisë së fjalës, por nuk lejojnë për shembull asnjë dyshim për Holokaustin. Ata thanë se incidenti i tmerrshëm është një akt nxitjeje dhe një provokim serioz ndaj ndjenjave të më shumë se dy miliardë muslimanëve në mbarë botën. Protestuesit iranianë u bënë thirrje autoriteteve evropiane që t'u japin fund armiqësive kundër Islamit. Të hënën, një politikan holandez grisi një kopje të Kuranit të Shenjtë në qytetin e Hagës. Kjo pasoi një incident në Suedi ku një politikan ekstremist dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke. Politikani kreu aktin skandaloz pasi mori lejen nga autoritetet suedeze, të cilat ofruan roje policie për të siguruar që askush të mos e pengonte atë.

 

Tags