Raisi: Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Bakusë nuk ndikohen nga intrigat e  keqbërësve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138852-raisi_marrëdhëniet_midis_teheranit_dhe_bakusë_nuk_ndikohen_nga_intrigat_e_keqbërësve
Presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Elham Aliyev, tha se qeveritë e Teheranit dhe Baku nuk do të lejojnë që marrëdhëniet e tyre të ndikohen nga intrigat e keqbërësve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Raisi: Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Bakusë nuk ndikohen nga intrigat e  keqbërësve

Presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Elham Aliyev, tha se qeveritë e Teheranit dhe Baku nuk do të lejojnë që marrëdhëniet e tyre të ndikohen nga intrigat e keqbërësve.

Në sulmin e së premtes në Ambasadën e Republikës së Azerbajxhanit në Teheran, një person i armatosur vrau të ngarkuarin për ruajtjen e ambasadës dhe plagosi dy roje të tjerë.   Në deklaratën e tij të parë, sulmuesi përmendi arsye personale si arsye të këtij sulmi. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i ka përcjellë atij ngushëllimet dhe keqardhjen e qeverisë dhe popullit të Iranit për aksidentin në Ambasadën e Republikës së Azerbajxhani në Teheran. Duke iu referuar angazhimit të institucioneve përkatëse për të ndjekur dhe hetuar përmasat e këtij incidenti, Presidenti shprehu solidaritetin e tij me popullin dhe qeverinë e Azerbajxhanit. Raisi gjithashtu tha se marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore midis dy kombeve të Iranit dhe Azerbajxhanit bazohen në lidhje të pathyeshme kulturore dhe historike.  Qeveritë e Iranit dhe Azerbajxhanit nuk lejojnë që marrëdhëniet mes tyre të ndikohen nga intrigat  e keqbërësve të të  dy kombeve. Në këtë bisedë telefonike, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, falënderoi për ngushëllimet dhe solidarizimin e shprehur nga presidenti iranian. Ai sulmin ndaj ambasadës së këtij vendi në Teheran quajti të papritur dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë i atillë që ngjarje të tilla të mos përdoren si justifikim për të prishur marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.