Iran: 580 të lënduar nga tërmeti 5.9 ballë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138854-iran_580_të_lënduar_nga_tërmeti_5.9_ballë
580 persona u plagosën dhe 2 vdiqën nga një tërmet me magnitudë 5.8 në qytetin Khoi në veri të Azerbajxhanit Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Iran: 580 të lënduar nga tërmeti 5.9 ballë

580 persona u plagosën dhe 2 vdiqën nga një tërmet me magnitudë 5.8 në qytetin Khoi në veri të Azerbajxhanit Perëndimor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr; Motamedian, guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor tha:  Nga tërmeti i mbrëmshëm në Khoi deri më tani janë lënduar 580 persona, 2 persona kanë vdekur dhe më shumë se 70 fshatra në Khoi kanë pësuar dëme financiare nga 20 deri në 50%.  Ai shtoi:  Nga minutat e para të tërmetit të së shtunës, ka nisur vlerësimi i saktë i sasisë së dëmeve të tërmetit në Khoi, e njëkohësisht po zhvillohet edhe procesi i dhënies së ndihmës dhe shërbimeve për viktimat e tërmetit. Guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, duke iu referuar motit të ftohtë në rajonin e prekur nga tërmeti, tha: Aktualisht ka nisur ngritja e kampeve  emergjente, si dhe shpërndarja e çadrave për nevojtarët në zonat e prekura nga tërmeti.