Në Teheran zhvillohet panairi i dytë ndërkombëtar "Iran Geo"
Panairi i dytë Ndërkombëtar "Iran Geo" filloi punimet sot në Qendrën e Panaireve Ndërkombëtare të Teheranit.
Panairi Ndërkombëtar "Iran Geo" është një mundësi shumë e rëndësishme për pjesëmarrës të ndryshëm në fushën e Gjeomatikës si një nga tre mega teknologjitë e shekullit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se prezantimi i aftësive dhe produkteve në një niveli të gjerë dhe ndërkombëtar, vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta me klientët dhe kuptimi i nevojave dhe planeve të tyre, mundësia për të tërhequr investitorë dhe për të zhvilluar aktivitetin e një njësie industriale, duke komunikuar me furnitorët e lëndëve të para, ofrimi i materialeve dhe shërbimeve industriale, perceptimi e kushteve të tregut të përgjithshëm dhe mundësia e planifikimit në bazë të tij, ndërveprimi me kompanitë partnere për kryerjen e projekteve në hapësirën e jashtme, pjesëmarrja në takime biznesi ndërkombëtare me delegacione të huaja të ftuara, zhvillimi i negociatave biznesi dhe lidhja e kontratave të shumta vendase dhe të huaja; konsiderohen ndër qëllimet kryesore të këtij panairi.
Aktualisht, zhvillimi i kësaj industrie në Azinë Perëndimore është më e shpejtë se në rajonet e tjera të botës. Në Iran, një numër i madh kompanish me bazë shkencore dhe kompani private operojnë në fushën e gjeomatikës së vendit, të cilat mund të kenë aktivitete të gjera brenda dhe jashtë vendit. Tregu i industrisë gjeomatike është një treg në rritje dhe mund të shpresojmë që në dekadën e ardhshme kjo industri të bëhet një nga industritë më të mëdha dhe më fitimprurëse në vend.
Grupi i produkteve Iran Geo përfshin; kamera hartografike, altrometri lazer, pajisje fotogrametrike LPS, aparate kompjuteri GSM dhe laptop të dronëve, ecosander, sistem për gjurmim dhe identifikim optik, njehsor i parametrave fizikë të ujit, matësi i shpejtësisë dhe drejtimit të lëvizjeve nëntokësore, matësi i rrymës së ngadaltë, sistem sonar me një rreze, sistem matës së shpejtësisë së zërit, prodhime ushtarake dhe mbrojtëse, produkte të industrisë së naftës dhe gazit, rrugëve dhe hekurudhave.