Amir Abdollahian thekson mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për kombin palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138916-amir_abdollahian_thekson_mbështetjen_e_vazhdueshme_të_iranit_për_kombin_palestinez
Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me krerët e grupeve të rezistencës islamike palestineze, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për kombin palestinez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian thekson mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për kombin palestinez

Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me krerët e grupeve të rezistencës islamike palestineze, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për kombin palestinez.

Sipas IRNA, Amir Abdollahian të hënën në mëngjes, pas krimeve të fundit të regjimit sionist në kampin Palestinës Xhenin, zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Ismail Hanieh, kreun e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas) dhe Ziad Nakhale Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, ku dënoi ashpër krimet e regjimit sionist dhe vrasjen e popullit të pafajshëm palestinez prej këtij regjimi. Në këto biseda, ai nderoi shpirtin fitimtar të dëshmorëve palestinezë dhe shprehu ngushëllimet për familjet e tyre dhe kombin palestinez. Ministri i jashtëm iranian dënoi krimet e kryera nga regjimi sionist në kampin e refugjatëve palestinezë dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit ndaj kombit palestinez. Ismail Hanieh, shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për rezistencën e popullit palestinez. Ziad Nakhale, Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, duke falënderuar Republikën Islamike të Iranit për qëndrimet e saj parimore në mbështetjen e kombit palestinez dhe rezistencën islame në të gjitha fushat, tha: Ne jemi krenarë për pozicionet e Republikës Islamike të Iranit dhe do të përballemi gjithmonë me veprimet e regjimit sionist në sulmin e tij ndaj shenjtërive islame. Të enjten, Bregu Perëndimor i lumit Jordan u sulmua nga ushtria sioniste në qytetin e Jeninit gjatë të cilit 12 qytetarë palestinezë ranë dëshmorë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën.