Nga sot nis Dhjetëditëshi i Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit
(last modified Wed, 01 Feb 2023 08:25:51 GMT )
Shkurt 01, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Nga sot nis Dhjetëditëshi i Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit

Sot (e mërkurë), më 12 Bahman 1401 HK, e barabartë me 1 shkurt 2023,  nis dekada e bekuar e Dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit.

44 vjet më parë në këtë ditë, më 12 Bahman 1357 HK (1 shkurt 1979), Imam Khomeini (R.A.), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, pas pesëmbëdhjetë vjet mërgim dhe largim nga vendlindja, hyri në tokën e Iranit ku u prit në formë entuziaste nga populli iranian. Dhjetë ditë pas mbërritjes së tij në Iran, më 22 Bahman 1357 (11 Shkurt 1979), fitoi Revolucioni i lavdishëm Islamik i Iranit. Për këtë arsye, nga data 12 Bahman, dita kur Imam Khomeini (r.a.) mbërriti në Iran, deri në datën 22 Bahman, që është dita e fitores së Revolucionit Islamik, quhet “Dhjetëditëshi i Faxhrit” dhe çdo vit në këto ditë zhvillohen festime dhe ceremoni të veçanta për fitoren e Revolucionit Islamik. Këshilli Koordinues i Propagandës Islamike të Iranit lëshoi ​​një njoftim me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit dhe si sloganin kryesor të Dhjetëditëshit të 44-ët shpalli sloganin "Irani i qëndrueshëm, 44 vjet krenari". Dje  Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në prag të Dhjetëditëshit të Faxhrit dhe 44-vjetorit të fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik, shkoi në mauzoleun e shenjtë të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe nderoi kujtimin e Imamit të madh të kombit iranian. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu vizitoi edhe varret e dëshmorëve të Beheshti, Rajai, Bahanar dhe dëshmorëve të ngjarjes së 7 Tirit 1360. Udhëheqësi suprem i revolucionit më pas vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve.