Shkurt 01, 2023 15:40 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit të Iranit: Populli prodhon fuqinë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në fillim të kremtimit të Dhjetëditëshit të Faxhrit në mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se fuqia e sotme e Iranit kundër armiqve nuk bazohet në mbështetjen në mjete ushtarake dhe raketa, por është populli i Iranit që e prodhon këtë fuqi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit, në këtë ceremoni ndër të tjera tha se Revolucioni Islamik i Iranit nuk ka kuptim pa praninë e popullit në skena të zhvillimeve dhe se populli është baza e këtij Revolucioni.

Ghalibaf e konsideroi popullin iranian si një nga treguesit më të rëndësishëm në idetë e Imam Khomejni (ra) në Revolucionin Islamik dhe shtoi se Revolucioni Islamik është në zemrën e çdo qytetari iranian dhe sot populli iranian kërkon nga zyrtarët që ata të avancojnë të gjitha qëllimet e revolucioni në mënyrë të ekuilibruar.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit renditi racionalitetin, spiritualitetin dhe drejtësinë si bazat themelore të shkollës së Imam Khomejnit (ra) dhe deklaroi se arsyeja e fitores së Imam Khomejnit (ra) dhe popullit iranian në Revolucionin e vitit 1979, ishte mbështetja në traditat hyjnore.

Duke thënë se Imam Khomejni (ra) ishte në gjendje të promovonte frymën e veprimit dhe unitetit në të gjitha shoqëritë islame, Ghalibaf shtoi, pa dyshim, dinjiteti i myslimanëve sot dhe ringjallja e Islamit i detyrohet Imam Khomejnit (ra) dhe dëshmorëve.

Sot (e mërkurë) është 12 bahman i vitit 1401 të kalendarit iranian që përkon me 1 shkurt të vitit 2023, datë kjo me të cilën fillon Dhjetëditëshi i Faxhrit që shënon dhjetë ditët e rëndësishme të fitores së Revolucionit Islamik në Iran. 44 vite më parë në një ditë si kjo, gjegjësisht më 12 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian që përkon me 1 shkurt të vitit 1979, Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pas 15 vite internimi dhe dëbim nga atdheu, u kthye në Iran gjatë një pritje madhështore nga populli iranian. Dhjetë ditë pas arritjes së Imam Khomejnit (ra) në Iran, më 22 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian që përkon më 11 shkurt të vitit 1979, Revolucioni Islamik shënoi fitore në Iran. Pikërisht për këtë arsye, periudha kohore nga 12 bahman deri më 22 bahman, do të thotë dita në të cilën Imam Khomejni (ra) arriti në Iran e deri më 22 bahman që është dita e fitores përfundimtare të Revolucionit Islamik, është emëruar me emrin "Dhjetëditëshi i Faxhrit" dhe për çdo vit gjatë kësaj periudhe në Iran organizohen programe dhe manifestime të ndryshme.

Tags