Në Teheran hapet panairi i arritjeve të industrisë atomike të Iranit
Në Teheran, u hap ekspozita e 53-të e arritjeve të industrisë dhe teknologjisë atomike të Iranit me praninë e kreut të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit.
Teknologjia bërthamore është një nga teknologjitë thelbësore dhe bazë që luan ka një rol të madh në zhvillimin e teknologjive të reja dhe zhvillimin e industrive të moderne. Republika Islamike e Iranit gjithashtu është përkushtuar përdorimit paqësor të energjisë atomike duke u mbështetur në aftësitë e ekspertëve vendas dhe ka dëshmuar me mirëbesim se nuk ka qëllim tjetër përveç përdorimit paqësor dhe industrial të kësaj energjie.
Në vitet e fundit, shkencëtarët atomikë të Iranit kanë arritur të prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh të konsumit që nevojiten në qendrat shkencore dhe kërkimore të vendit; për shembull, shkencëtarët iranianë kanë bërë zbulime të rëndësishme në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit me anë të mjekësisë atomike dhe radiomedikamenteve, të cilat do të hyjnë në fazën e provës klinike; Irani është ndër 5 vendet më të mira në botë në këtë fushë.
Në këtë drejtim, sipas agjencisë së lajmeve Mehr, panairi i 53-të i arritjeve të industrisë dhe teknologjisë atomike si dhe i arritjeve më të fundit të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit u hap mëngjesin e sotëm (e enjte) me praninë e Muhamed Eslami, kryetarit të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit.
Në këtë panair, janë vendosur për ekspozim arritjet dhe sukseset e Agjencisë së Energjisë Atomike, duke përfshirë qendrën e sistemit të sigurisë bërthamore të vendit, projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të ndryshme matëse atomike, teknologjinë e shkrirjes bërthamore, përvetësimin e njohurive dhe teknologjisë kuantike, projektimin dhe ndërtimin e llojeve të ndryshme industriale dhe lazerët mjekësorë, zhvillimi i bujqësisë me teknologji nukleare, zhvillimi i teknologjisë plazmatike, prodhimi i radiomedikamenteve diagnostikues dhe terapeutikë.
Gjithashtu, prodhimi i 110 biomolekulave izotopike, modernizimi i reaktorit kërkimor në Arak, administrimi i mbetjeve radioaktive, kursimi i konsumit të karburanteve fosile për shkak të prodhimit të energjisë elektrike në termocentralin bërthamor të Bushehr-it, reduktimi i emetimeve të ndryshme mjedisore dhe gazrave ndotës të shkaktuar nga prodhimi i energjisë elektrike në termocentralin bërthamor të Bushehr-it, arritjen e njohurive teknike të projektimit dhe prodhimit të llojeve të ndryshme të komplekseve të karburantit për reaktorët e energjisë dhe kërkimit, prodhimin e zirkonit dhe aliazheve të reja, pasurimin e uraniumit duke u mbështetur në njohuritë, ekspertizën dhe specializimin dhe teknologjinë vendase, projektimi dhe prodhimi i llojeve të ndryshme të centrifugave me kapacitete shkencore dhe teknologjike vendase dhe lëndë të para janë disa nga produktet e tjera që do të ekspozohen në këtë panair.