Amerika vendos sanksione të reja kundër programit të dronëve të Iranit
Në përputhje me frikën nga ndikimi dhe fuqia e dronëve të Iranit, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të reja kundër Republikës Islamike të Iranit në lidhje me programin e saj të dronëve.
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi: Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së sanksionon tetë menaxherë të lartë të kompanisë Parvar Pars. Në fakt, Departamenti Amerikan i Thesarit risanksionoi 8 zyrtarë të kompanisë “Paravar Pars”, të cilët më parë ishin në listën e sanksioneve, me pretendimin e prodhimit të dronëve Shahed. Më parë, Departamenti Amerikan i Tregtisë më 31 janar njoftoi se shtatë kompani iraniane u vendosën në listën e zezë tregtare të vendit me pretekstin e prodhimit të dronëve që Rusia i përdori për të sulmuar Ukrainën. Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Tregtisë, pretendohet se dronët iranianë transferohen në Rusi për t'u përdorur kundër Ukrainës dhe ky veprim është në kundërshtim me sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të SHBA-së. Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka bërë prej muajsh pretendime anti-iraniane, të cilat Teherani i refuzon kategorikisht.