Presidenti iranian dërgon mesazhe ngushëllimi për presidentët e Turqisë dhe Sirisë
President i Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të ndara ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të Iranit për presidentët dhe popujt e Turqisë dhe Sirisë për tërmetin e rëndë që ndodhi në këto dy vende mike dhe vëllazërore.
Në mesazhe të ndara sot (e hënë), presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi shprehu solidaritetin dhe ngushëllimet e tij për presidentët dhe popujt e dy vendeve, Turqisë dhe Sirisë, dhe deklaroi gatishmërinë e Iranit për të ofruar ndihmë të menjëhershme këtyre dy vendeve.
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter sot goditi disa provinca në jug të Turqisë në kufi me Sirinë dhe ka shkaktuar viktima dhe dëme të rënda materiale në të dy vendet. Ende nuk është bërë i ditur sasia e saktë e dëmeve materiale në këtë fatkeqësi natyrore, por numri i viktimave dhe të plagosurve po rritet çdo moment. Sipas raporteve të mediave, numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri deri më tani ka arritur në mbi 2300 persona.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në mesazhe të veçanta drejtuar presidentëve të Turqisë dhe Sirisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Bashar Asad, ka shprehur solidaritetin e qeverisë së Iranit për ndodhjen e tërmetit të rëndë në të dy vendet, ku humbën jetën dhe u plagosën një numër i konsiderueshëm i qytetarëve si dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Z. Ebrahim Raisi shprehën ngushëllimet e tij për viktimat e këtij tërmeti për qeveritë dhe popujt e këtyre vendeve. Presidenti i Republikës Islamik të Iranit gjithashtu deklaroi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të ofruar ndihmë të menjëhershme për këto dy kombe mike në situatën aktuale të fatkeqësisë natyre.