Këngëtari iranian distancohet nga deklaratat e qeverisë amerikane
Këngëtari iranian, i cili fitoi çmimin "Kënga më e mirë për ndryshimet shoqërore" në Grammy Awards 2023, deklaroi distancimin e vet nga deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë amerikane duke publikuar një postim në Twitter në faqen e tij personale.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sesionin e 65-të të Grammy Music Awards 2023, një nga çmimet iu dha këngëtarit iranian Sharvin Haxhipur, i cili këndoi një këngë gjatë trazirave të fundit në Iran. Në vitin 2012 u përzgjodh për këtë çmim filmi "Argo", i cili ishte një histori jo e plotë dhe e njëanshme për arratisjen e disa diplomatëve amerikanë nga Irani pas pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran.
Këto festivale, të cilat mbahen çdo vit në seksione të ndryshme të artit, përfshirë muzikën dhe filmin, megjithëse gjithmonë kanë qenë nën ndikimin dhe ndërhyrjet e autoriteteve politike të shteteve të ndryshme, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara ë Amerikës, për arsye të ndryshme, por gjatë dekadës së fundit, politika e ndërhyrjes në përzgjedhjen e fituesve, ka qenë më evidente. Kështu që disa nga çmimet e ndara jepen me synimin për të ushtruar ndikimin e politikës së jashtme amerikane në zhvillimet globale, veçanërisht ndaj armiqve apo rivalëve të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas shpalljes së emrit të këngëtarit iranian Shervin Haxhipur si fitues i çmimit "Kënga më e mirë për ndryshim shoqëror" në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2023, ai në një postim në Twitter, shkroi: "Unë dhe i gjithë populli i Iranit jemi të gëzuar me këtë çmim. Por më duhet të them se një pjesë e madhe e jetës dhe lumturisë së popullit të Iranit dhe rajonit është shkatërruar nga qeveria që gruaja e presidentit të atij vendi më ka dhënë këtë çmim".
Haxhipur shtoi: "Do të doja që ky çmim t'i jepej kësaj vepre arti nga një personalitet artistik dhe jo politik".
Ky këngëtar iranian theksoi: “E dua vendin tim të shtrenjtë me gjithë bukurinë e tij dhe do të qëndroj këtu”.