Raisi: Armiqtë nuk e dëshirojnë zhvillimin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139568-raisi_armiqtë_nuk_e_dëshirojnë_zhvillimin_e_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje të arriturat e Iranit në fusha të ndryshme shkencore, teknologjike, ekonomike, mbrojtëse, në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë dhe th se armiqtë nuk e dëshirojnë zhvillimin dhe përparimin e Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2023 16:18 Europe/Tirane
  • Raisi: Armiqtë nuk e dëshirojnë zhvillimin e Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje të arriturat e Iranit në fusha të ndryshme shkencore, teknologjike, ekonomike, mbrojtëse, në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë dhe th se armiqtë nuk e dëshirojnë zhvillimin dhe përparimin e Iranit.

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në tubimin e qytetarëve iranianë në marshin madhështor me rastin e 44 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit që u organizua në sheshin "Azadi" në Teheran, deklaroi: "Sot, Irani Islamik pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe sanksioneve, ka shënuar përparime në fushën e investimeve, përparime në rritjen ekonomike dhe përparime në fusha të tjera".

Raisi shtoi: "Armiqtë e popullit iranian pasi e pan se Irani po vazhdon progresin dhe zhvillimin në të gjitha fushat dhe nuk e ka ndalur rrugën e zhvillimit, organizuan një komplot tjetër duke menduar se me anë të krijimit të trazirave dhe tollovive, mund të ndalin zhvillimin e Iranit, mirëpo ata përsëri kanë dështuar në komplotin e tyre. Sot është dita e manifestimit të bashkimit dhe unitetit kombëtar dhe pjesëmarrjes madhështore të qytetarëve iranianë në këtë marsh. Ata të cilët gjatë trazirave të fundit, janë mashtruar nga propaganda e armiqve, le ta dinë se populli iranian i ka krahët hapur për t'i pranuar përsëri ata në gjirin e vet dhe qeveria dhe organet administrative do të ndjekin qasjen me dashuri të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ndaj këtyre qytetarëve të mashtruar nga propaganda e armiqve. Populli i Iranit e ka kuptuar se problemi i armikut nuk ka qenë dhe nuk është "gruaja, liria, jeta dhe të drejtat e njeriut. Kjo është për arsye se armiku synon të marrë pavarësinë e popullit të Iranit dhe t'i heqë tërësisht lirinë dhe jetën, por populli i Iranit e di shumë mirë se ata nuk u dhanë liri e jetë popujve të Afganistanit, Irakut, Sirisë dhe e Libanit që tani të pretendojnë se dëshirojnë t'i japin jetë iranianëve".

Raisi duke thënë se sot me begatinë e Revolucionit Islamik, femrat iraniane kanë prani aktive në shumë fusha të ndryshme shkencore, politike, shoqërore dhe ekonomike, iu drejtua shteteve perëndimore dhe tha: "Në realitet ne në lidhje çështjen e të drejtave të grave jemi në pozitën e pretenduesit dhe ju jeni në pozitën e të pandehurit dhe të të akuzuarit, sepse për të fituar më shumë interesa materiale, po e përdorni femrën si një vegël dhe instrument në politikat tuaja".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke shprehur solidaritet me popullatën e rajoneve të goditur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, ka thënë: "Irani qëndron përkrah vendeve fqinjë në ditët e vështira dhe armiqtë duhet ta dinë se nëse dëshirojnë ta kapin një vend në këtë rajon, do të gabohen shumë, sepse Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë e rajonit të kushtëzuar me largimin e trupave ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj".

Raisi gjithashtu duke vë në dukje mbështetjen e Amerikës ndaj grupit terrorist MEK i cili ka vrarë mbi 17 mijë qytetarë iranianë, vlerësoi se heqja e emrit të këtij grupi terrorist nga lista e organizatave terroriste është një veprim me të vërtetë për t'u çuditur."