Shkurt 12, 2023 14:51 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Shkëmbimi i mesazheve po vazhdon mes dy palëve të negociatave

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: "Negociatat janë ende në vazhdim dhe ato po ndiqen në kuadër të shkëmbimit të mesazheve mes dy palëve dhe palët po shkëmbejnë pikëpamjet e tyre me njëra-tjetrën".

Sekretari për çështje politike i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri Kani, në një intervistë për rrjetin libanez Al-Manar në lidhje me zhvillimet e fundit në negociatat për heqjen e sanksioneve, tha: "Aktivitetet e programit bërthamor paqësor të Republikës Islamike të Iranit janë plotësisht në kuadër të angazhimet e Republikës Islamike të Iranit ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe në kuadër të angazhimeve të Teheranit në bazë të traktatit NPT".

Bagheri Kani shtoi: "Ne nuk kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Amerikën dhe është e natyrshme që shkëmbimi i mesazheve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bëhet përmes një ndërmjetësuesi, i cili ndonjëherë është një vend evropian ose një ndërmjetës joevropian".

Lidhur me trazirat e fundit dhe rolin e shteteve perëndimore në këtë drejtim, Bagheri Kani shtoi: "Për zhvillimet dhe ngjarjet që ndodhën brenda Iranit, ata mund të kenë bërë një llogaritje të gabuar, por kur u përballën me skenën e veprimit dhe realitetet e Iranit, duart e tyre u panë bosh dhe nuk kishin mundësi të bënin shantazhime në fazën e negociatave".

Sekretari për çështje politike i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se një nga vijat e kuqe dhe themelore të Republikës Islamike të Iranit është çështja e garancive. Irani duhet të marrë garanci të sigurta në mënyrë që pala tjetër t'i përmbahet angazhimeve të saj, sepse qëllimi kryesor në këto negociata është heqja e sanksioneve në mënyrë të tillë që populli i Iranit të përfitojë ekonomikisht nga marrëveshja bërthamore. Amerikanët deklaruan gatishmërinë e tyre për t'u kthyer në marrëveshje dhe pala që deklaron gatishmërinë për t'u kthyer në marrëveshje, duhet të jetë e gatshme të përmbushë angazhimet e saj dhe angazhimi aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është heqja e sanksionet sipas marrëveshjes".

Lidhur me kompromisin e disa vendeve të rajonit me regjimin sionist, zëvendësministri i jashtëm iranian tha: "Lëvizja e sionistëve në bashkëveprim me vendet e rajonit nuk është një nismë aktive, por pasive, sepse sionistët janë përballur me probleme brenda territoreve të pushtuara".

Tags