Presidenti Raisi do të udhëtojë në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139646-presidenti_raisi_do_të_udhëtojë_në_kinë
Presidenti iranian Ebrahim Raisi në krye të një delegacioni të rangut të lartë politiko-ekonomik do të niset nga Teherani për në Pekin të hënën në mbrëmje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi do të udhëtojë në Kinë

Presidenti iranian Ebrahim Raisi në krye të një delegacioni të rangut të lartë politiko-ekonomik do të niset nga Teherani për në Pekin të hënën në mbrëmje.

Vizita tre-ditore e Presidentit Raisi në Kinë bëhet me ftesë zyrtare të homologut të tij kinez Xi Jinping. Gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Presidenti iranian do të takohet me presidentin Xi Jinping. Delegacionet e dy palëve do të nënshkruajnë disa dokumente bashkëpunimi mes Teheranit dhe Pekinit. Presidenti iranian Ebrahim Raisi do të marrë pjesë edhe në takimin e përbashkët të biznesmenëve iranianë dhe kinezë. Edhe takimi me iranianët me banim në Kinë do të jetë në axhendën e vizitës së  Presidentit Raisi. Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit dhe sipas statistikave 10 mujore të doganave iraniane, Kina ka qenë destinacioni kryesor i eksporteve të Iranit me vlerë 12.6 miliardë dollarë. Irani gjatë kësaj periudhe ka importuar gjithashtu 12.7 miliardë dollarë mallra nga Kina.