Kanani: Regjimi sionist i paaftë të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139672-kanani_regjimi_sionist_i_paaftë_të_ndërmarrë_veprime_ushtarake_kundër_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se regjimi sionist nuk është i paaftë të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2023 12:39 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se regjimi sionist nuk është i paaftë të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në konferencën javore për shtyp sot (e hënë) reagoi në lidhje me stërvitjen ushtarake mes regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha: "Regjimi sionist shumë herë e ka provuar seriozitetin e Iranit në kundërpërgjigje ndaj veprimeve kundër sigurisë dhe agresivitetit. Amerika është aleate dhe mbështetëse e plotë e regjimit sionist, prandaj duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e këtij regjimi".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi edhe për praninë Parviz Sabeti, ish-agjentit të torturave të SAVAK, në mitingjet grupeve antirevolucionare në Amerikë dhe theksoi: "Shtetet që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë bërë sponsorë të pranisë së kriminelëve, një kriminel me këtë histori të gjatë të krimit ndodhet në zemër të një vendi që pretendon demokracinë. Në përgjithësi, mund të themi se ky është një tjetër simbol i armiqësisë së Amerikës kundër Iranit dhe strehimit të kriminelëve".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, reagoi edhe lidhur me mosftesën e Iranit për të marrë pjesë në konferencën e Munihut dhe tha: "Ky veprim është në kundërshtim me parimin e neutralitetit, veçanërisht për një vend siç është Irani, i cili luan një rol të rëndësishëm, vendimtar dhe të pamohueshëm në fushën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, dhe ky veprim nënkupton llogaritje të gabuar dhe vazhdimësi të sjelljeve të gabuara".

Lidhur me vazhdimin e bisedimeve për heqjen e sanksioneve, Kanani tha: "Irani është i përkushtuar në rrugën e negociatave dhe palët e tjera dhe Amerika duhet të tregojnë vullnetin e tyre të mirë në praktikë dhe të ndjekin rrugën e negociatave në zbatimin praktik të asaj që deklarojnë se duan të kthehen në marrëveshje, pra duhet të kthehen në zbatimin e marrëveshjes".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në lidhje me negociatat me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve, tha: "Irani ka treguar se në çështjen e shkëmbimit të të burgosurve, është i gatshëm ta kryejë këtë veprim sa më shpejt që të jetë e mundur nga një perspektivë humaniste, por nuk kemi vërejtur ndonjë veprim reciprok dhe inkurajues nga qeveria amerikane".

Lidhur me deklaratat e ministres së Jashtme franceze Catherine Colonna, e cila bëri thirrje për veprime globale kundër programit raketor të Iranit, Naser Kanani deklaroi: "Deklaratat e natyrës së spekulimeve nuk kanë asnjë ndikim në procesin e zgjidhjes së çështjeve dhe mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve midis Iranit dhe palëve evropiane".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e vlerësoi vizitën e presidentit të Republikës Islamik të Iranit Sejrd Ebrahim Raisi në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik në Kinë, si një zhvillim shumë i rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Iranit dhe Kinë.