Presidenti Raisi mbërriti në Pekin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139712-presidenti_raisi_mbërriti_në_pekin
Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ibrahim Raisi në krye të një delegacioni të lartë ekonomik-tregtar-politik në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte mbërriti në Pekin.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shkurt 14, 2023 07:49 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi mbërriti në Pekin

Sipas IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ibrahim Raisi në krye të një delegacioni të lartë ekonomik-tregtar-politik në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte mbërriti në Pekin.

Kjo është vizita e parë zyrtare shtetërore e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Kinë pas 20 vitesh. Takimi me Presidentin e Kinës dhe nënshkrimi i dokumenteve të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh në prani të Presidentëve të dy vendeve, si dhe takimi me Kryeministrin dhe Kryetarin r Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës janë ndër planet e ditës së parë të udhëtimit të Presidentit në këtë udhëtim treditor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë për shtyp në lidhje me vizitën e Raisi në Pekin tha: "Në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Iranit nën presidencën e Xi Jinping dhe Raisi kanë hasur rritje të mirë dhe është krijuar një besim i fortë reciprok politik. Kjo tregon progres të qëndrueshëm në bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme dhe komunikimin dhe koordinimin e duhur në arenën ndërkombëtare dhe rajonale. Wang Wenbin theksoi: Kina është e interesuar për të bashkëpunuar me Iranin dhe  këtë udhëtim do ta përdorur si një mundësi për përparimin e mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik të dy vendeve dhe për të luajtur një rol konstruktiv në forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve të Lindjes së Mesme dhe promovimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.