Nënshkrimi i 20 marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe kinezë
(last modified Tue, 14 Feb 2023 15:11:49 GMT )
Shkurt 14, 2023 16:11 Europe/Tirane
  • Nënshkrimi i 20 marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe kinezë

Në prani të presidentëve të dy vendeve, u nënshkruan 20 marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe Kinës.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të 20 dokumenteve të bashkëpunimit dhe memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Kinës u zhvillua nga zyrtarë të lartë të dy vendeve në praninë e Sejed Ebrahim Raisi dhe Xi Jinping, presidentëve e Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Kinës.

Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të krizave, turizmit, komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, mjedisit, tregtisë ndërkombëtare, pronës intelektuale, bujqësisë, eksportit, kujdesit shëndetësor, medias, sportit dhe trashëgimisë kulturore; janë ndër dokumentet e nënshkruara ndërmjet autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit dhe Kina..

Presidenti kinez Xi Jinping sot priti zyrtarisht presidentin iranian Sejed Ebrahim Raisi, i cili filloi një vizitë zyrtare në këtë vend në krye të një delegacioni të lartë ekonomik dhe politik. Ceremonia solemne e pritjes së presidentit iranian u organizua të martën në mëngjes në Kongresin Popullor Kombëtar.

Tags