Vazhdojnë reshjet e dëborës në shumë zona të Iranit
(last modified Wed, 15 Feb 2023 09:28:17 GMT )
Shkurt 15, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë reshjet e dëborës në shumë zona të Iranit

Reshjet e mëdha të dëborës edhe një herë kanë zbardhur të gjithë Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Organizata Meteorologjike e Iranit, paraditen e sotme njoftoi se në Teheran priten reshje të mëdha bore dhe shiu. Sot, intensiteti i reshjeve do të jetë në zonat Çaharmahal dhe Bakhtiari, në lindje të Khuzestanit, Kohgilujeh dhe Bojer Ahmad, në jug dhe perëndim të Isfahanit, në lindje të Lorestanit dhe në veri të Khorasanit. Gjithashtu, temperatura do të jetë zero ose nën zero gradë në 14 qendra të provincës Komine, ku përfshihen Urmia, Ardabili, Arak, Tabriz, Ilam, Teheran, Zanjan, Sanandaj, Shahrekord, Qazvin, Qom, Karaj, Kermanshah dhe Hamadan.

Tags