Presidenti i Republikës Islamike të Iranit viziton Universitetin e Pekinit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Kinë vizitoi Universitetin e Pekinit për të takuar dhe biseduar me studiues dhe profesorë.
Në vitet e fundit, Irani dhe Kina kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre në tre nivele kryesore atë "politiko-ekonomik", "siguri-mbrojtje" dhe "gjeopolitik-strategjik", dhe në këtë aspekt nënshkrimi i dokumentit strategjik 25-vjeçar ishte një hap tepër i rëndësishëm. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në krye të një delegacioni të lartë ekonomik dhe politik ka vizituar Kinën me ftesë zyrtare të Presidentit të Kinës. Sipas IRNA-së, presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ibrahim Raisi, në Universitetin e Pekinit, u prit nga studentët e këtij universiteti me leximin e disa poezive në gjuhën persiane. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në Universitetin e Pekinit, ka takuar dhe biseduar me profesorë dhe studentë të këtij universiteti. Në këtë takim ishin të pranishëm profesorë të Universitetit të Pekinit në fusha të ndryshme si shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Sipas Sejed Mohammad Marandi, një profesor në Universitetin e Teheranit, presidenti Raisi do të mbajë një fjalim në Universitetin e Pekinit. Vizita e tij në këtë universitet është një nga programet më të rëndësishme të Presidentit iranian gjatë vizitës së tij në Kinë, sepse ky universitet është një nga universitetet më të rëndësishme në botë. Marandi beson se takimi i Presidentit iranian me elitat, mund të korrigjojë shumë nga supozimet e rreme të bëra nga mediat perëndimore për Iranin dhe të krijojë një konvergjencë të mirë në marrëdhëniet midis Iranit dhe Kinës.