Raisi: Politika e Iranit është e bazuar mbi mirëbesim dhe integrim ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139842-raisi_politika_e_iranit_është_e_bazuar_mbi_mirëbesim_dhe_integrim_ekonomik
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e Iranit bazohet në ndërtimin e besimit te fqinjët dhe në integrimin ekonomike në Azi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2023 11:47 Europe/Tirane
  • Raisi: Politika e Iranit është e bazuar mbi mirëbesim dhe integrim ekonomik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e Iranit bazohet në ndërtimin e besimit te fqinjët dhe në integrimin ekonomike në Azi.

Në vitet e fundit, Irani dhe Kina i kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre në tre nivele makro: "politiko-ekonomik", "siguri-mbrojtje" dhe "gjeopolitik-strategjik", dhe nënshkrimi i dokumentit strategjik 25-vjeçar ishte një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të këtij procesi. Prandaj, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, të martën vizitoi këtë vend me ftesë zyrtare të presidentit të Kinës. Sejed Ebrahim Raisi u kthye në Teheran mëngjesin e sotëm (e enjte) pas takimeve që zhvilloi me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me të mbërritur në Teheran, në fjalën e tij për të arriturat e këtij udhëtimi, deklaroi: "Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit është të krijojë besim tek fqinjët dhe politika dhe zhvillimin e integrimit ekonomik në Azi, dhe kjo vizitë ishte e rëndësishme sepse do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes bazë në fushat ekonomike dhe tregtare; prandaj, në prani të presidentëve u nënshkruan 20 memorandume mirëkuptimi dhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve".

Sejed Ebrahim Raisi vuri në dukje se gjatë kësaj vizite u shqyrtua bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe jashtërajonale, dhe shtoi: "Kina luan një rol të rëndësishëm në Traktatin e Shangait, anëtar i të cilit është bërë edhe Irani, dhe nga ana tjetër u diskutua në lidhje me anëtarësimin e Iranit në BRICS, propozim ky i cili u mirëprit nga Kina".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani luan një rol efektiv në fushën e sigurisë në rajon dhe në botë dhe tha: "Kina konsiderohet si një ekonomi e re dhe e zhvilluar në botë dhe një marrëdhënie e mirë me këtë vend mund të jetë shumë e dobishme për ne".

Takimi dhe bisedimet me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kongresit Kombëtar të Kinës, nënshkrimi i dokumenteve të bashkëpunimit strategjik në sektorë të ndryshëm, një fjalim në Universitetin e Pekinit, takimi me intelektualë dhe mendimtarë të mëdhenj kinezë, takime me përfaqësues të dhjetëra bizneseve të mëdha kineze dhe kompanive industriale dhe takimi me myslimanët e Pekinit në xhaminë historike të Dong Si; ishin ndër programet e udhëtimit të presidentit në Kinë.