Në Iran çdo vit kryen 1300 transplante të qelizave staminale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i139844-në_iran_çdo_vit_kryen_1300_transplante_të_qelizave_staminale
Drejtori i Mbikëqyrjes Strategjike të Teknologjisë dhe Inovacionit të Shtabit Qendror të Shkencës dhe Teknologjisë të Iranit deklaroi: "1300 transplante të qelizave staminale hematopoietike kryhen çdo vit në Iran".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2023 12:25 Europe/Tirane
  • Në Iran çdo vit kryen 1300 transplante të qelizave staminale

Drejtori i Mbikëqyrjes Strategjike të Teknologjisë dhe Inovacionit të Shtabit Qendror të Shkencës dhe Teknologjisë të Iranit deklaroi: "1300 transplante të qelizave staminale hematopoietike kryhen çdo vit në Iran".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Moxhtaba Tavosi, drejtor i mbikëqyrjes strategjike të teknologjisë dhe inovacionit në Shtabin e Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, duke iu referuar përpilimit të "Dokumentit Kombëtar të Shkencave dhe Teknologjive të Qelizave Staminale" në Iran, tha: "Aktualisht, produktet e Iranit në fushën e terapisë qelizore, terapisë gjenetike dhe inxhinierisë së indeve, produktet janë të një cilësie të lartë, dhe në këtë drejtim, ne renditemi në vendin e gjashtë në botë".

Duke treguar për aktivitetet e qendrave me reputacion të lartë në fushën e qelizave staminale në Iran, Tavosi tha: "Aktualisht, më shumë se 20 qendra ofrojnë shërbime në fushën e qelizave staminale si transplantimi i qelizave staminale dhe hematopoietike dhe 1300 transplante të qelizave staminale hematopoietike kryhen çdo vit në Iran".

Drejtori i mbikëqyrjes strategjike në fushën e teknologjisë dhe inovacionit të Shtabit të Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit njoftoi gjithashtu për furnizimin madhor të nevojave të vendit në fushën e lëndëve të para dhe konsumuese dhe pajisjeve laboratorike nga kompanitë iraniane me bazë shkencore.