Kanani: Zhurma e mediave perëndimore, përpjekje iranofobiste
(last modified Sun, 19 Feb 2023 16:23:12 GMT )
Shkurt 19, 2023 17:23 Europe/Tirane
  • Kanani: Zhurma e mediave perëndimore, përpjekje iranofobiste

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar zhurmës mediatike kundër Iranit në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, i quajti këto veprime në drejtim të propagandës iranfobiste dhe përpjekje për të justifikuar veprimet e paligjshme kundër kombit iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Naser Kanani ka reaguar ndaj zhurmës së mediave perëndimore kundër Iranit dhe në një postim në Twitter duke përdorur foton e takimit të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken me homologët e tij të trojkës evropiane, ka shkruar: "Zhurma e mediave të regjimit amerikan dhe të disa shteteve evropiane për Iranin, është një përpjekje e kotë në rrugën e përhapjes së iranfobisë dhe përpjekje për të justifikuar veprimet e tyre të paligjshme dhe kundër të drejtave të njeriut kundër popullit iranian. Krijimi i krizave nëpërmjet faktorëve të jashtëm dhe spekulimet e mediave janë një taktikë e përdorur nga Perëndimi dhe regjimi sionist i aparteidit për të mbuluar krizat e tyre të brendshme në mes të valëve të përsëritura të protestave dhe grevave popullore, veçanërisht pasi ata po përballen edhe me sfida të vështira në arenën ndërkombëtare".

Tags