Gjeneral Salami: Armiku nuk ka kapital për ta mposhtur Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140146-gjeneral_salami_armiku_nuk_ka_kapital_për_ta_mposhtur_iranin
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke folur për komplotet e armiqve për ta goditur Iranin, deklaroi: "Armiku nuk ka kapital për ta mposhtur Iranin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2023 11:45 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Armiku nuk ka kapital për ta mposhtur Iranin

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke folur për komplotet e armiqve për ta goditur Iranin, deklaroi: "Armiku nuk ka kapital për ta mposhtur Iranin".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Rezervat dhe kapitali strategjik i Perëndimit për t'u përballur me Islamin pas rrëzimit të Sadam Husejnit, ishte fenomeni takfirist që kishte për qëllim të shkatërronte të gjithë botën islame, mirëpo Revolucioni Islamik i Iranit ka tejkaluar këtë sfidë intriguese".

Gjeneral Salami duke thënë se bllokada ekonomike dhe sanksionet gjithashtu ishin prej rezervave të armikut për ta goditur Iranin, theksoi: "Armiku ka vendosur në dispozicion të gjithë sistemin e inteligjencës, sistemin juridik dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe fuqitë mediatike për të dal fitues në këtë fushëbetejë, por përsëri ka dështuar dhe është vetë është mposhtur, ndërsa aktualisht armiku që është zhgënjyer nga të gjitha opsionet e tjera, po mundohet të përdor disa grupe opozitare të cilat nuk kanë vlerë as t'u përmendet emri. Perëndimi kërkon që në Iran të jetë një shoqëri e prapambetur, e vargër, e shkatërruar dhe e gatshme të dorëzohet, mirëpo veprimet e Revolucionit Islamik kanë qenë në atë mënyrë që Irani pavarësisht të gjitha komploteve të armiqve, ka arritur të neutralizojë dëshirat dhe politikat e armiqve. Populli i Iranit po qëndron përball armikut dhe po vazhdon rrugën e vet të zhvillimit dhe gjithnjë ka treguar se askush nuk mund të shkatërrojë unitetin e popullit iranian".

Gjeneral Husejn Salami vuri në dukje edhe dëbimin e medias terroriste "Iraninternational" nga Londra dhe tha: "Kjo media djallëzore, publikuese e gënjeshtrave, intrigave dhe ofezave është hedhur në një vend tjetër dhe kjo do të thotë se territori i ndikimit të fuqisë së Revolucionit Islamik të Iranit po zgjerohet".