Mësuesi iranian fitoi medalje botërore për shpikje
(last modified Wed, 22 Feb 2023 14:48:29 GMT )
Shkurt 22, 2023 15:48 Europe/Tirane
  • Mësuesi iranian fitoi medalje botërore për shpikje

Një mësues i ri iranian me një nga shpikjet e tij të titulluar “Smart Skydiving Hat” fitoi medaljen e bronztë botërore për shpikje në përvojën e tij të parë të pjesëmarrjes në gara globale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Reza Shahvelajati, një mësues dhe shpikës iranian, mori pjesë në edicionin e dytë të Konkursit Botëror të Shpikësve për anëtarët kryesorë të Federatës Ndërkombëtare të Shpikësve (IFIA), ku morën pjesë 740 shpikje nga 32 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Brazili, Kanadaja dhe vende të tjera anëtare të Federatës në selinë e Federatës Botërore të Shpikësve me vendndodhje në Gjenevë të Zvicrës.

Ky mësues iranian fitoi medaljen e bronztë botërore për shpikjet me një nga shpikjet e tij të quajtur helmeta inteligjente parashutiste.

Në prill të vitit 2022, ky shpikës i ri iranian arriti të marrë edhe certifikatën e anëtarësimit të përhershëm në Federatën Ndërkombëtare të Shpikësve (IFIA) si dhe titullin (INV) të kësaj federate, që thuhet se është titulli dhe çmimi më i spikatur që një shpikës mund të arrijë në nivel global.

Tags