Eslami: Zyrtarët e ANEA janë në Teheran për të vizituar dhe negociuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140152-eslami_zyrtarët_e_anea_janë_në_teheran_për_të_vizituar_dhe_negociuar
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë negociuar, vizituar dhe inspektuar objektet bërthamore të Iranit që nga dje".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 22, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • Eslami: Zyrtarët e ANEA janë në Teheran për të vizituar dhe negociuar

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë negociuar, vizituar dhe inspektuar objektet bërthamore të Iranit që nga dje".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit të mërkurën, pas mbledhjes së qeverisë, nënjë prononcim për gazetarë, deklaroi: "Negociatat për marrëveshjen bërthamore dhe vetë marrëveshja bërthamore ishte një marrëveshje që u arrit midis Grupit 5+1 dhe Republikës Islamike të Iranit për të ndërtuar mirëbesimin, por palët kryesore në këtë traktat nuk kanë zbatuar detyrat dhe angazhimet e tyre, veçanërisht amerikanët të cilët as nuk bashkëpunuan vetë dhe as nuk lejuan të tjerët të bashkëpunojnë".

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Tendenca politike e presionit të lartë synon që Irani të përmbushë në mënyrë të njëanshme detyrimet e marrëveshjes bërthamore ndërsa ata të mos zbatojnë detyrimet dhe angazhimet e tyre, një çështje kjo e cila është plotësisht e papranueshme dhe Republika Islamike e Iranit nuk toleron presionin, nxitjen dhe provokimet politike që synojnë të krijojnë vetëm probleme".

Muhamed Eslami shtoi: "Irani do të vazhdojë marrëdhëniet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në kuadër të masave mbrojtëse dhe përmes ndërveprimit, koordinimit dhe ndjekjes procesit për parandalimin e krijimit të paqartësive të reja në procesin e bashkëpunimit të Iranit me ANEA".